Transmetuar më 17-11-2018, 11:06
Ylli Dylgjeri

Je mësuar në perëndim ti që ta lan bythën sifoni hidraulik. Por jo, këtu vetëm goja

dhe dora punon…

Nga Ylli Dylgjeri

Doje dhe letër higjenike? Është arsye për të  lënë punën kjo Taulant? Për të lënë Ministrinë?

Unë them jo! Të mblidhje bythën Taulant!

Çfarë është këtu Danimarkë që duhet bytha e pastër? Në këtë vend nuk ka më letra!

Është mbyllur edhe Drejtoria e letrave të popullit. Vetëm on line! Gjithccka on line Taulant!

Dhe pastaj nëse jo, ti drejtoheshe platformës qeverisëse. Do shihje ti si

të zgjidheshin pastaj edhe bytha, edhe letrat higjenike. Do të shihnim në TV-të se si do të ishte zgjidhur halli yt.

Po ti… U nxitove Taulant!

Je mësuar në perëndim ti që ta lan bythën sifoni hidraulik. Por jo, këtu vetëm goja

dhe dora punon!  Në këtë kohë kur vendi kërkon duar të pastra, ti kërkon bythë të pastër!

U nxitove Taulant!

Doje dhe arkiv e shkresa në zyrë nga paraardhësi. Tutkun!

Si i kërkove xhanë? Kush le gjurmë në zyrë kur le punën në këtë vend. Po s’ke faj. Je fresh.

Nuk e di ti si dalin me thes të zi shkresat në korridor të institucionit. Po erdhe në kohë e kape ndonjë letër, po vonove, do e bësh nga e para arkivën e zyrës.

E fundit Taulant.

Ti ishe zv.ministër. Edhe këtu ke gabuar Taulant. Zëvendësministri ankohet, largohet, pastrohet, në mungesë dhe me porosi të Ministrit. Ti, ministren e ke gjallë.

U nxitove Taulant!

Dha dorëheqjen si zv/ministër, flet Taulant Muka: Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë

Dy javë pas emërimit, jep dorëheqjen edhe zv/ministri tjetër i Arsimit, Taulant Muka

Taulant Muka