Transmetuar më 17-11-2018, 11:00

Policia e Shtetit publikoi ditën e sotme listën e 16 personave më të kërkuar në qarkun e Beratit, ku mes tyre spikati edhe një femër.

Ajo është Mirela Muhametllari 43 vjeçe, nga Berati e dënuar me 10 vite burg.

43-vjeçarja është shpallur fajtore për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Gruaja është dënuar në mungesë, pasi disa vite më parë tentoi të kaloi rreth 40 kilogramë lëndë narkotike, me avion nga Rinasi.

Ishte gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Sokol Tona ai që e dënoi Mirelën, pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2003.

Por Muhametllari arriti që ti shpëtojë policisë pas zbulimit të lëndës narkotike, duke bërë që të shpallet në kërkim.

Lënda narkotike u gjet në valixhet e 43-vjeçares, e cila e sinjalizuar për zbulimin, arriti të arratiset. /a.y/noa.al

Këta janë 16 personat e rrezikshëm, të shumëkërkuar nga policia e Beratit