Transmetuar më 17-11-2018, 10:25

Një shqiptar është dëbuar nga autoritetet italiane, për shkak se rezultonte person me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e vendit.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Kosova, i cili është dëbuar me urdhër të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini.

Gjithçka pasi shqiptari rezulton i lidhur me ekstremistë islamikë.

Madje edhe në vitin 2015 ai ishte dëbuar nga Italia nën të njëjtën akuzë për tu rikthyer sërish, i dyshuar se nxiste xhihad nëpërmjet propagandës në internet.

Autoritetet italiane provuan lidhjet e shqiptarit të Kosovës me ekstremistë në Siri, duke e dëbuar.

Por më 2 nëntor të këtij viti ai ishte rikthyer sërish, për tu arrestuar nga policia e Milanos. 23-vjeçarit i ndalohet që për së paku dhjetë vjet të shkelë në Itali. /a.y/noa.al