Transmetuar më 16-11-2018, 21:40

Kryeministri Rama ka komentuar vendimin e Presidentit Meta për të dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.

Përmes Twiterit, kreu i qeverisë shprehet se “dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”.

Presidenti Meta ka dekretuar emrin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm mbrëmjen e sotme, që përkonte edhe me përfundimin e afatit ligjor.

Vendimi vjen pak orë pasi kreu i shtetit dekretoi edhe nxjerren në lirim të oficerit me gradë madhore, gjeneral.

Emri i tij prodhoi përplasjen e parë mes presidencës dhe kryeministrisë, e cila nuk shkoi deri në krisje, siç theksoi kreu i qeverisë.

Po ashtu, kjo ishte edhe hera e parë që një president nuk dekreton propozimin e një kryeministri për ministër.

Gjithsesi gjithçka ka përfunduar me këtë dekret, teksa pritet që zv.ministri Lleshi të marrë postin e kreut të ministrisë së Brendshme. /k.k/noa.al/

Presidenti dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm