Transmetuar më 16-11-2018, 19:46

Një ngjarje e pazakontë për pak sa u kthye në tragjedi në një shkollë fillore në Kinë.

Shkak u bë neglizhenca e një mësuesi që harroi të fikte një llambë UV të dezinfektimit.

Për pasojë, rreth 40 fëmijë të shkollave fillore kineze pësuan djegie dhe dëmtime të rënda në sy, fytyrë dhe qafë.

Ata kaluan gjithë ditën nën dritat ultravjollcë të hënën.

Atë mbrëmje fëmijët ndjenin efektin dëmtues të ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe rreth 36 nga 48 nxënës përfunduan në dhomat e urgjencës.

Shumica e fëmijëve kishin dhimbje intensive të syrit, të përziera dhe vjellje, ndërsa pjesët e hapura të trupit, fytyrës dhe qafës, u dogjën rëndë. /k.k/noa.al/