Transmetuar më 16-11-2018, 17:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Qafë Thanë, ku një autobus me nxënës është përmbysur dhe ka rënë në greminë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Pogradec-Prrenjas, ndërsa në autobus ishin gjimnazistë nga Roskoveci, e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej në autobus ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit.

Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/