Transmetuar më 16-11-2018, 15:26

Një stil i shëndetshëm jetese dhe regjim i pasur ushqimor kontribuojnë në shëndetin e zemrës, prandaj më poshtë do gjeni recetën e një përzierje magjike që do të pastrojë arteriet.

Përbërësit: 1 kilogramë limona të freskët bio, 5-6 degë fije majdanozi, 3 litra ujë dhe 1 pako sodë buke.

Përgatitja: Lani mirë limonat me ujë të ftohtë dhe zhytini në një kanë me ujë. Në të hidhni të gjithë pakon e sodës së bukës dhe lërini në qetësi për 60 minuta.

Grini majdanozin hollë dhe ndani përgjysmë limonat së bashkë me lëkurë. Këta dy përbërës hidhni në një enë me tre litra ujë dhe vendoseni në zjarr të ulët për 3 orë.

Pas 3 orësh ju do të keni përfituar 1.5 litra shurup që duhet ta konsumoni gjithnjë në mëngjes esëll për 15 ditë.