Transmetuar më 16-11-2018, 14:22

Uthulla e mollës përmban një sërë përbërësish biologjikisht aktiv të cilët shkatërrojnë bakteret dhe mikrobet dhe për rrjedhojë edhe një sërë problemesh shëndetësore.

Uthulla eliminon aromat e rëndë, kuron infeksionet, zbut lëkurën, përmirëson shëndetin e flokëve, lufton zbokthin dhe shumë më shumë dhe ka një sërë metodash përdorimi.

Në rast se keni kallo në këmbë, mund ti fusni ato në një enë me ujë ku të ketë sasi të njëjtë uji të vakët dhe uthull molle për 45 minuta. Më pas me anë të një lime për këmbët fërkojini dhe do të shihni se nuk do ketë asnjë shenjë.

Një mënyrë të tillë mund ta përdorni një herë në javë dhe këmbët tuaja do të jenë gjithë shëndet dhe shkëlqim, shkruan noa.al.

Ndër të tjera shumë persona e përdorin uthullën e mollës për të luftuar kolesterolin e lartë, problemet kardiake, diabetin dhe një sërë problemesh të tjera.

Po ashtu kjo uthull përdoret edhe për dezinfektim dhe pastrim. /a.y/noa.al