Kryeministri i Maqedonisë bën deklaratën e fortë: Gruevski mund të jetë rrëmbyer
Transmetuar më 16-11-2018, 14:00
Nikola Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, lidhur me ish-kryeministrin e shpallur në kërkim, Nikola Gruevski.

Ai hedh dyshime se Gruevski mund të jetë rrëmbyer, teksa vetë i shpalluri në kërkim ka deklaruar se ka kërkuar azil në Hungari.

“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski ka ikur nga vendi vullnetarisht apo është rrëmbyer”, deklaroi Zaev në konferencën e sotme për mediat.

Megjithatë ai shtoi se do të bëhet gjithçka që Gruevski, të vuajë dënimin në Maqedoni.

Ai tha se mbetet e paqartë nëse Gruevski është larguar vullnetarisht nga Maqedonia apo mund të jetë rrëmbyer dhe se, “për këtë pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”.

Sakaq kalimi i Gruevskit u bë nga Shqipëria më 11 nëntor, dy ditë para se të lëshohej urdhër arresti ndaj tij.

Policia shqiptare deklaroi këtë të enjte, se Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar azil politik.

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Po ashtu Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas. /a.y/noa.al

Gruevski u arratis nga Shqipëria, reagon Policia e Shtetit: Kaloi kufirin si pasagjer

U largua në Hungari përmes Shqipërisë, zbulohet se kush e ndihmoi Gruevskin

Në kërkim nga policia, ish-kryeministri Gruevski kërkon azil në Hungari

Loading...
Loading...