Transmetuar më 16-11-2018, 10:52
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur lëndë narkotike dhe thikë me vete.

Ismet Fetahu, 60 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, u vu në pranga pasditen e kësaj të enjteje.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Kongresi” Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e ana e policisë gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11.1 gramë kanabis sativa dhe një thikë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitetin e tij.

Sakaq për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”, “Prodhim mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al