Transmetuar më 16-11-2018, 07:42

Prej disa muajsh opozita vijon bojkotin e parlamentit, teksa hedh një sërë akuzash kundër mazhorancës.

Por Presidenti Ilir Meta, shpreh keqardhje që partia që dikur drejtohej prej tij, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kthehet në Kuvend.

I ftuar në “Open”, ai i ka bërë thirrje bashkëshortes Monika Kryemadhi që të lërë bojkotin.

Sipas tij, opozita duhet të jetë në parlament dhe të gjejë zgjidhje institucionale.

“Nuk ka asnjë ekuiovok vendi i opozitës është në institucione, sado jocilësore të jenë ato në kuptimin e demokracisë, por është shumë mirë që të luftohet atje. S’kam qenë asnjëherë për bojkotin e institucioneve”, tha Meta. /a.y/noa.al

Basha: Në zgjedhje do të hyjmë në koalicion me LSI