Transmetuar më 15-11-2018, 23:59

I ftuar së fundmi në emisionin "Trokit" në "InTV", ishte biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, i cili prej kohësh ka pranuar hapur prirjet e tij seksuale.

Pasi zbuloi detaje rreth jetës së tij private, duke treguar se kishte pasur vetëm 2 lidhje të gjata, Eltoni preku edhe temën e politikanëve shqiptarë të cilët janë homoseksualë, por nuk e pranojnë publikisht.

Ai përmendi rastin e një ministri i cili vite më parë kishte pasur një lidhje me shoferin e tij dhe i gjithë dikasteri ishte në dijeni për këtë.

"Vite më parë një ministër kishte të dashur shoferin e tij.

I gjithë dikasteri e dinin, e përshpërsnin, por ai nuk e pranonte” – u shpreh Ilirjani.