Transmetuar më 15-11-2018, 23:12

Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet lokale në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lajmin e ka dhënë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në Real Story.

Basha tha se Partia Demokratike do të ketë një alenacë me të gjitha partitë opozitare dhe se shumë shpejt do t’i bëjë qëndrimet publike.

“Me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera kemi një aleancë opozitare që ka qëndrime të shpallura.

Shumë afër këto qëndrime do t’i bëjmë publike si një koalicion opozitar.”-u shpreh Basha./a.k/noa.al/