Transmetuar më 15-11-2018, 22:39

Presidenti Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open përballë gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore.

Duke folur në lidhje me ngjarjen, ai tha se "duhet të përgatitemi me provokime të tjera".

Meta tregoi se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi.

Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë”, tha Meta.