Transmetuar më 15-11-2018, 21:52

“Nuk lejoj që Kushtetuta të shkelë me këmbë nga askush. Këtë nuk e lejoj asnjëherë”.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Open” mbrëmjen e sotme, teksa foli për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Ai u pyet nëse ka pasur presione nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje për dekretimin e zotit Lleshi.

Meta u shpreh i prerë, duke thënë se askush nuk mund t’i bëjë presion.

"Asnjëherë nuk do e shkelja Kushtetutën edhe nëse do e kërkonin ndërkombëtarët", është shprehur Meta gjatë intervistës./a.k/noa.al/