Transmetuar më 15-11-2018, 20:46

Disa pista hetimi pas ngjarjes së rëndë që tronditi dje Shkodrën, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër u plagos.

Policia ka dyshime se viktima Ferracaku, kryente vrasje me pagesë.

Viktima është Fatos Ferracaku, 40 vjeç, kushëri i afërt me Arjan Ferracakun, biznesmenin 31-vjeçar të vrarë më 1 shtator 2018 po në Shkodër, teksa kalëronte.

I plagosur mbeti Fatmir Mehaj, 48 vjeç, i cili mësohet se është kunati i viktimës (vëllai i bashkëshortes).

Mehaj, në tentativë që të mbronte kunatin e tij nga plumbat, i ka dalë para e për pasojë ka marrë dy plumba, shkruan Panorama.

Dy kunetërit kanë qenë duke pirë kafe në një lokal te merkata e Rusit, kur papritur, dy persona me një motoçikletë dhe skafandra në kokë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.