Transmetuar më 15-11-2018, 19:32

Akti ekstrem ndaj gruas i kushtoi burgun një të riu. Ai çoi gruan e tij në pyll dhe i preu duart me sëpatë.

Një gjykatë në rajonin e Moskës dënoi 27-vjeçarin Dmitry Graçyov më 15 nëntor pasi e shpalli fajtor për shkaktim të paramenduar të lëndimeve të rënda, rrëmbimit dhe akuzave të tjera.

Gjykata gjithashtu e urdhëroi atë që t’i paguante ish-gruas së tij (pasi janë ndarë pas ngjarjes) një shumë të barabartë me 30 mijë dollarë kompensim për dëmet morale.

Hetuesit thanë se në dhjetor 2017, Graçyov mori gruan e tij, Margarita, në një pyll afër Serpukhovit, një qytet i vendosur rreth 80 kilometra në jug të Moskës, dhe i lidhi duart.

Më pas, ai urdhëroi që ajo të rrëfej për tradhtinë, duke e goditur 10 herë me sëpatë.

Një muaj para incidentit, Grachyov solli gruan e tij në një pyll dhe kërcënoi ta vriste.

Më pas gruaja ngriti një padi kundër oficerit të policisë lokale, i cili refuzoi të hapte një hetim mbi ankesën e saj. Çifti zyrtarisht u divorcua në shtator. /k.k/noa.al/