Transmetuar më 15-11-2018, 17:54

Haki Çako tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka të drejtë të anulojë testin për gradat komisar.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Besimra Pelushaj tha se këtë gjë drejtorit ia jep ligji për Policinë e Shtetit.

Haki Çako: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është autoriteti ekzekutiv dhe administrativ në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit.

Ai është autoriteti që vendos mbi procedurat ose mbi përcaktimin e veprimtarisë dhe organizimit të policisë së shtetit. Ndaj ligjërisht ai është në ushtrimin e detyrës dhe funksionimit të tij.

Çako foli me nostalgji për periudhën kur ai drejtonte policinë, duke shprehur konsideratë për të gjithë punonjësit e policisë.

Haki Çako: I përshëndes, i falenderoj, janë njerëz heronj, të jashtëzakonshëm dhe jam krenar që kam punuar me ta nga i pari te i fundit.