Transmetuar më 15-11-2018, 17:22

Më shumë se gjysma e njerëzve, me një vështrim të parë nuk arrijnë t’i dallojnë të dyja kafshët në këtë iluzion optik. Ata mund të shohin një rosë, ose një lepur.

Vetëm pasi ata mësojnë se në këtë foto fshihen dy imazhe, atëherë ata përqëndrohen e arrijnë të shikojnë si lepurin ashtu dhe rosën.

Kyle Matheëson, neuroshkencëtar dhe autor i studimit shkroi se truri has vështirësi në interpretimin e një informacioni nëse ky i fundit lihet jashtë kontekstit, transmeton “The Independent”.

Në rastet që njerëzve u thuhej se në këtë foto mund të shihni një lepur dhe një rosë, njerëzit “urdhëronin” trurin për të parë të dyja kafshët, kësisojë më shumë se 90% e njerëzve pohonin se i dalluan të dyja kafshët.

Ky numër ishte shumë herë më i ulët, në situatën kur ata nuk e dinin se imazhi i mësipërëm fshihte dy kafshë.

Ky studim gjithashtu tregon se ne mund të kontrollojmë mënyrën e interpretimit të informacionit të trurit me vetëm disa fjalë ose me një imazh. /b.l/noa.al/