Transmetuar më 15-11-2018, 17:16

Ky fëmijë i vogël ka lënë të habitur të gjithë ata që kanë parë një video të tij.

Ajo që i ka çuditur të gjithë është fakti se 10-vjeçari arrin të flasë jo pak, por 10 gjuhë të huaja.

Ai shet produkte në rrugë, dhe gjuhët i ka mësuar nga turistët që blejnë tek ai.

Një turiste nga Malajzia, e njohur në Facebook si Venus GWC, ka shpërndarë videon frymëzuese që e regjistroi gjatë vizitës në provincën Siem Reap javën e kaluar (nëntor 2018).

"U shokova me të vërtetë kur takova një djalë të talentuar. Ai mund të flasë më shumë se 10 gjuhë", shprehet ajo.

Ja lista e gjuhëve që flet:

-katonisht

-mandarin

-tajlandisht

-Japonisht

-gjuhën koreane

-frengjisht

-spanjisht

-gjermanisht

-gjuhën malajziane

-dhe gjuhën tagaloge

Venusi bisedoi me djalin në frëngjisht, gjuhën japoneze, kantoneze, mandarin dhe tajlandeze, dhe djali i kuptonte të gjitha gjuhët që kishte folur.

Tursitja gjithashtu bleu disa artikuj nga fëmija dhe ai i tha se i kishte mësuar të gjitha këto gjuhë nga turistët e huaj. /k.k/noa.al/