Transmetuar më 15-11-2018, 16:56

Mund të keni dëgjuar shumë arsye përse ndodh hapja e gojës, por më poshtë do të listojmë ato që lidhen me shëndetin!

Sipas ekspertëve hapja e gojës është një mekanizëm i cili ka si qëllim rritjen e oksigjenit në gjak dhe mund të ndodhë kur truri juaj është i mbingarkuar. Pra kur t’ju hapet goja, çohuni nga vendi ku jeni ulur e dilni të merrni pak ajër të freskët!

Kjo është një nga arsyet e këtij veprimi të pavullnetshëm, por më poshtë do të lexoni të tjera shkaqe që lidhen me këtë fenomen.

1.Çrregullime të gjumit. Gërhitja gjatë natës apo pagjumësia mund t’ju bëjnë që të nesërmen goja t’ju rrijë vetëm hapur .

2.Medikamente të caktuara njihen të kenë efekt anësor në hapjen e gojës.

3.Hapja e shpeshtë e gojës është gjithashtu shenjë e dehidratimit.

4.Qarkullimi i dobët i gjakut ndikon në sasinë e oksigjenit që transmetohet përmes gjakut. Kur kjo sasi është e vogël goja hapet automatikisht për t’u mbushur me oksigjen.