Një fëmijë vetëm 12 ditësh, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi një majmun hyri në shtëpinë e tij dhe e mori nga krahët e nënës që po i jepte gji.
Historia tragjike vjen nga India, në shtetin e Uttar Pradesh, ku mediat botërore po i bëjnë jehonë ngjarjes, duke e cilësuar si tmerrin më të madh që mund të shohë një nënë e re.
Majmuni e mori vogëlushin me emrin Arush me vete, ndërsa prindërit u përfshinë nga paniku.
Ishin fqinjët ata që u vunë në ndjekje të shimjes, duke e qëlluar me gurë për ta ndaluar.
Por pak më vonë, Atush u gjet në gjendje të rëndë në çatinë e një shtëpie, jo shumë larg banesës së prindërve. Babai Yogesh tha se i biri nuk kishte puls në momentin që u gjet, ndërkohë që mjekët deklaruan vdekjen e tij.
Ngjarja tragjike ndodhi këtë të hënë, më 12 nëntor. Sipas dëshmisë së të atit, majmuni kishte mundur të hynte në shtëpi pasi dera ishte e hapur, shkruan noa.al.
Pak minuta më parë, majmuni kishte sulmuar edhe një vajzë 14 vjeçe në lagje, para se të kapte Arush, por adoleshentja pësoi vetëm dëmtime të lehta. /a.y/noa.al