Transmetuar më 15-11-2018, 12:42
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa një makinë e cila transportonte drogë ka rënë poshtë urës.

Aksidenti është shënuar në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë- Kaluer në Lezhë.

Në një terren të thepisur malor, Tonin Ndreca, 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, Ndreca ka gjetur vdekjen.

Sakaq nga këqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kanabis sativa. Dyshohet se Ndreca ka qenë duke transportuar lëndë narkotike, teksa mendohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi për ti shpëtuar ndonjë ndjekje të mundshme nga policia.

Aktualisht grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al