Transmetuar më 15-11-2018, 08:58
Foto ilustruese

Një kontroll i beftë në makinën me të cilën udhëtonte ka bërë që një person të vihet në prangat e policisë, pas zbulimit të bërë.

Shpëtim Malaj, 25 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua nga uniformat blu të qytetit bregdetar, gjatë kësaj të mërkure.

Prangosja e tij u bë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugorë Vlorë-Novoselë.

Kjo pasi teksa ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në automjetin tip “Ford Fokus” pas kontrollit fizik të tij nga policia, iu gjet e fshehur në trup në sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Arrestimi i Malaj u bë në kushtet e flagrancës, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al