Transmetuar më 15-11-2018, 07:56
Foto ilustruese

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh, ka bërë që burri të rrëmbejë thikën në kuzhinë dhe të kërcënojë e plagosë të shoqen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të martë, në një fshat të Lushnjes.

Ngjarja është shënuar në fshatin Plug, ku Th. B., 63 vjeç, ka kanosur me fjalë e plagosur lehtë me thikë të shoqen M. B..

E dëmtuara u dërgua në spital, ku pas mjekimit të marrë u largua për në banesë.

Nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Ndërkohë ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, teksa po procedohet në gjendje të lirë. /a.y/noa.al