Transmetuar më 14-11-2018, 20:36

Të dhëna tronditëse janë zbuluar nga një studim i fundit, sa i përket obezitetit te njerëzit.

Persona të tillë janë të prirur për t’u prekur nga kanveri, thuhet në studim.

Po ashtu shpjegohen edhe arsyet se përse mund të ndodhë kështu. Një lloj qelize që përdor trupi për të shkatërruar indet kanceroze bllokohet nga yndyra e trupit dhe ndalon zhvillimin e procesit të mbrojtjes.

Ekipi i kolegjit Trinity Dublin ka zbuluar se obeziteti është një prej shkaqeve kryesore të zhvillimit të kancerit.

Më i rrezikshmi shkaktohet është pirja e duhanit. Më shumë se një në 20 raste të kancerit, rreth 22 mijë 800 raste çdo vit në Britaninë e Madhe shkaktohen nga mbipesha.

Ekspertët dyshojnë se yndyra dërgon sinjale në trup, të cilat dëmtojnë qelizat dhe rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundja e rëndë. /k.k/noa.al/