Transmetuar më 14-11-2018, 20:26

Futbollisti Granit Xhaka përveçse i talentuar, është edhe një njeri me zemër të madhe dhe mjaft i lidhur me familjen e tij.

Këtë gjë ai e tregon vazhdimisht nëpërmjet dedikimeve që u bën familjarëve në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ai i ka bërë një dedikim gjithë ndjenjë nënës së tij me rastin e ditëlindjes, duke publikuar një foto në Instagram.

"A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër. Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër. Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë. Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri. Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri. Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote. Se dashuri pa hile është veç dashuria jote. Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi. Urime nanë ditëlindjen e lum unë që të kam ty", shkruan Graniti në urimin e tij.

E në fakt urimi nuk ka munguar as nga i vëllai, Taulant Xhaka, ku gjithashtu ka bërë një urim publik në datëlindjen e nënës së tij.

"Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur. Urime për nënë time të mrekullueshme. Ajo është mikja ime më e mirë dhe inspirimi im më i madh në jetë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar gjithë falënderimin dhe dashurinë. Kështu që unë vetëm do të them, jam me fat që e kam dhe sa krenare jam me personin që ajo është. Të dua përgjithmonë, nënë", shkruan Taulanti në urimin e tij./a.k/noa.al/