Transmetuar më 14-11-2018, 19:04

Acidi folik dhe vitamina B6 kujdesen për zemrën dhe trurin tuaj

Nivelet e larta të acidit folik dhe vitaminës B6 mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ulin rastet e vdekjeve nga goditja në tru.

Studimet japoneze kanë gjetur se ato janë veçanërisht efikase tek femrat, edhe pse kanë efekt edhe te meshkujt, duke ulur rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës te ta.

Rezultatet po ashtu kanë treguar se këto dy lloje vitaminash të grupit B kanë ulur edhe shkallën e vdekshmërisë, duke zgjatur jetën për rreth 14 vjet.

Autorët e studimit thonë se vitamina B6 dhe acidi folik ulin nivelin e homocisteinës në gjak, që shihet si faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbra, pemë, spinaq, brokoli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë, etj. o.k/noa.al