Transmetuar më 14-11-2018, 17:53

Një shqiptar është arrestuar në një operacion të gjerë ndërkombëtar, i shtrirë në Greqi dhe Ekuador.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, ishte organizatori i grupit bashkë me dy grekë.

Në mesin e të arrestuarve janë dy grekët si edhe 6 shtetas të tjerë në Ekuador.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë.

Mësohet se lënda narkotike do të blihej nga tre organizatorët për 1.5 milion euro.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për një organizatë ndërkombetare e trafikut të kokainës. /k.k/noa.al/