Transmetuar më 14-11-2018, 16:31

Një grua po lufton mes jetës dhe vdekjes pas një operacioni në hundë. Laura Avila, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pësoi një arrest kardiak për katër minuta pas procedurës mjekësore kryer në një klinikë në Juarez, Meksikë, më 30 tetor.

36-vjeçarja u nxit përkohësisht nga koma farmakologjike për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të trurit të saj, tha familja e të resë.

"Mjekët kanë bërë anestezi kurrizore, dhe në vend të përhapej nëpër trupin e saj, shkoi drejt e në tru," tha motra e saj, Angie Avila për ABC News 7.

Laura ka pësuar dëmtime të rënda të trurit dhe edhe pse familjes i është dhënë mundësia për të zgjedhur nëse do të shkëpusë aparaturat që e mbajnë në jetë Lauran, ata nuk duan të heqin dorë nga shpresa.

Një faqe e GoFundMe e krijuar nga familja pretendon se Laura pësoi një "tragjedi" gjatë operacionit mjekësor të paguar 1,800 $. Faqja fondeve është krijuar më 6 nëntor.

Hetuesit kanë nisur një hetim në klinikën ku u ndërmor ndërhyrja për të përcaktuar nëse është një rast i neglizhencës mjekësore./b.l/noa.al/