Transmetuar më 14-11-2018, 14:11

Liza, një vajzë 14-vjeçare, nuk do mund të ketë më fëmijë, si pasojë e dëmtimeve të pësuara në organet e brendshme, nga rrahja që i bën një grup vajzash bashkëmoshatare.

Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin rus të Mineralnye Vody këtë të hënë.

Vajza u çua në një zonë të izoluar të qytetit nëpërmjet mashtrimit, nga ana e një djali me emrin Dima, me të cilin ajo ishte e dashuruar, i cili e kishte ftuar për një shëtitje.

Por aty e prisnin pesë vajza, të cilat nisën ta rrahin egërsisht, dhe se shëtitja ishte kurth.

Agresoret që të gjitha me moshë 13 dhe 14-vjeçare, u hakmorën ndaj Lizës, duke e akuzuar se ajo kishte folur keq për to në shkollë.

Grupi i vajzave e qëlluan egërsisht në kokë, kurriz dhe në bark, ndërkohë që e filmuan gjithë skenën. Sipas mediave vendase, dhuna vijoi për tre orë, deri sa vajzat e detyruan Lizën që të kërkonte ndjesë.

Pasi e lanë të lirë, vajza arriti që të kërkojë ndihmë, duke u dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në terapi intensive, shkruan noa.al.

Mjekët konstatuan dëme cerebrale dhe në organet e brendshme, duke konstatuar se e mitura nuk do mund që të bëhet nënë në të ardhmen.

Ndërkohë policia ruse ka zbuluar vajzat përgjegjëse për sulmin dhe lidhur me këtë rast ka nisur një hetim delikat, për shkak edhe të moshës së të dyshuarave. /a.y/noa.al