Transmetuar më 14-11-2018, 12:57

Personit që mbeti i vrarë në atentatin me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër, në muajin shtator i kanë vrarë kushëririn.

Fatos Ferracaku 31 vjeç, mbeti i vrarë orës 11:15 të kësaj të mërkure në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur “Merkata Rus”.

Por Fatosi në fillim të muajit shtator humbi kushëririn e tij Arjan Ferracaku, i cili u vra me armë zjarri teksa kalëronte.

Arjan Ferracaku rezultonte pronar i dy bizneseve në Velipojë, ndërkohë që u ekzekutua në një zonë periferike, pikërisht aty ku gjenden në mënyrë të përsëritur makinat e djegura të përdorura në krime të ndryshme.

Por viktima e sotme, Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe bashkë me të plagosurin, në momentin që u qëlluan me armë zjarri, ndërkohë që rezulton se ai merrej me tregti peshku në markatë.

Ai u qëllua nga dy persona me motoçikletë të cilët qëlluan me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur, si dhe plagosën shokun e tij Fatmir Mehaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sakaq policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen “Guerrile”.

Aktualisht po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur

Një i vrarë dhe një i plagosur në mes të Shkodrës, dalin emrat