Transmetuar më 14-11-2018, 11:09

Banorët e Unazës së Re kanë lajmëruar se pasditen e sotme në orën 17.00 do të mbahet protesta e radhës.

Është kjo ajo që u tha paraditen e sotme teksa u lirua nga komisariati nr.6, 30-vjeçari Dorjan Protetuari, i cili ishte shoqëruar në polici, pas protestës së kësaj të marte, ku iu vu zjarri gomave të makinave dhe u dogj flamuri i Partisë Socialiste, duke çuar në bllokimin e qarkullimit rrugor.

I riu tha se e shoqëruan në polici 40 punonjës policie, të cilët e morën me forcë.

Protetuari deklaroi se gjithçka u bë në mënyrë të padrejtë dhe se të ëmës i ra të fikët.

Ai iu bëri thirrje banorëve që të shmangin rrugën e protestës, duke thënë se “nuk dihet se si do të marrë”.

Sakaq rreth 20 persona u shoqëruan në polici pas protestës së pasdites së djeshme, e martë, nga banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro dhjetë ditësh dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës.

Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se banorët që i kanë shtëpitë pa dokumente do marrin 3 vjet qera, ndërsa kush i ka godinat me letra do i marrë lekët e dëmshpërblimit kokërr më kokërr. /a.y/noa.al