Transmetuar më 14-11-2018, 10:45

Një super operacion i policisë italiane, ka shkatërruar një organizatë të fuqishme kriminale, që kishte kontrollin e basteve online.

Operacioni u kurorëzua mëngjesin e sotëm, ndërsa baza e organizatës ishte në Puglia, Calabria dhe Catania.

Nga hetimet e kryera rezulton se kjo organizatë vepronte në 11 shtete, ku mes tyre bën pjesë edhe Shqipëria.

Në total autoritetet italiane kanë ekzekutuar 68 urdhër arresti.

Po ashtu janë ushtruar me dhjetëra kontrolle, si dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 1 miliardë euro.

Krahas Italisë, organizata vepronte në Shqipëri, Serbi, Zvicër, Austri, Spanjë, Maltë, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao dhe Isola di Man.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online.

Po ashtu akuzohen për mashtrim në transferim parash, riciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.

Rezulton se organizata merrej me baste online në disa platforma dhe se fitimet e kij aktiviteti, po mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh nga policia italiane.

Rezulton se në shtetet ku vepronte, organizata kishte hapur kompani të ndryshme dhe kishte blerë prona në mënyrë të jashtëligjshme. /a.y/noa.al