Transmetuar më 14-11-2018, 10:18

Janë tetë persona të cilësuar me rrezikshmëri tejet të lartë në qarkun e Vlorës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit ka publikuar skedën e tetë personave të shumëkërkuar, qe të gjithë të dënuar për vrasje.

Pesë prej tyre janë dënuar me nga 25 vite burg dhe tre të tjerë me burgim të përjetshëm.

Të shumëkërkuarit janë Apostol Bucaj, Dritan Rexhepi, Gazmend Nebiu, Nexhip Rexho, Xhevahir Jonuzi, Pali Gjergji, Sokrat Ruda dhe Gëzim Memeti.

Ndërkohë policia fton këdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tyre që të lajmërojnë policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju ruajtur anonimati.

Sakaq në fotogaleri, mund të shihni edhe skedat e tyre. /a.y/noa.al