Transmetuar më 14-11-2018, 10:02
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për ngacmim seksual, është vënë në prangat e policisë.

Mirjan Stafalla, 31 vjeç, banues në fshatin Batër e Vogël, Mat u vu në prangat e policisë gjatë kësaj të marte.

Arrestimi i tij u bë nga policia e Matit, pasi dyshohet se në mars të vitit 2016, ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Për këtë arsye nën akuzën e veprës penale “Ngacmim seksual”, në bazë të urdhrit të prokurorit, ka për të vuajtur edhe 8 muaj burgim.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al