Transmetuar më 14-11-2018, 09:22

Presidenti Ilir Meta, vijon vizitën e tij zyrtare në Francë, ku ndodhet qysh prej fundjavës.

Në vijim të vizitës së tij, Meta është takuar me kryediplomatin francez.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut.

Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Ky takim vjen, teksa Presidenti ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë “Mesdheu i së Ardhmes”. /a.y/noa.al