Transmetuar më 13-11-2018, 22:19

“Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit, ta hanë dhe mos u ngopshin”.

Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Repolitix”, duke iu referuar “të fortëve”

Gjatë debatit në studio, gazetari Artan Hoxha i përmendi kreut të qeverisë vrasjen e pazbuluara të ndodhura së fundmi.

Teksa u ndal te atentati në Durrës, Rama tha: “Këta që hanë kokën e njeri-tjetrin, s’ndjej gjë veçse marr frymë thellë. Këta që hanë kokën e njeri-tjetrit ta hanë dhe mos u ngopshin”.

“Vrasjen e njeri-tjetrit ta bëjnë dhe janë të lutur ta bëjnë”, shtoi.

Artan Hoxha: Po si, mund të vriten njerëz të pafajshëm…

Edi Rama: Unë po them kur vrasin njeri tjetrin.

“Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzin në amjentet publike.”, tha Rama.