Transmetuar më 13-11-2018, 21:20

Chen San-yuan është një gjysh taivanez me pasionin për lojën e Pokémon Go, i cili  po çmend internetin me krijimin e tij të pazakontë.

Dashuria e tij për lojën Nintendo, është aq e madhe saqë, i vetëm, në moshën 70-vjeçare, ka krijuar një pajisje.

Kjo e fundit përdor 11 telefona celularë në të njëjtën kohë ndërkohë që është në këmbë apo kur i jep biçikletës.

Për të, të kapë të gjithë monstrat e aplikacionit, është një lojë fëmijësh! Mjafton të shihni foton e tij të publikuar në Twitter.

Epo, lum ata që kanë një gjysh të tillë.