Transmetuar më 13-11-2018, 16:53

Kryeministri Edi Rama, pritet të jetë sonte në një intervistë televizive në Report, për të fokur mbi aktualitetin në vend.

Ai e ka njoftuar këtë në rrjetet sociale:

“Nëse s’keni diçka më interesante se sa të shihni tv sonte, këtu më keni”, – fton Edi Rama duke prezantuar dhe gazetarët përballë tij:

Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikoll Lesi në Repolitix të Denis Minga.

I menjëhershëm erdhi reagimi i ndjekësve të Edi Ramës.

“Ou qenka dhe Artan Hoxha, ai që di çdo gjë për këdo! Ai po ai.. lëre se do shoh Mashën dhe Ariun më mirë”.

Të tjerë komentues shprehen si zakonisht, pro dhe kundër ndjekjes së intervistës së Ramës, duke mos harruar të përmendin dhe pamundësi të tilla për ta parë, si “jam i zënë për synetllëk”.