Transmetuar më 13-11-2018, 16:25

Një nga pjesëtarët e bandës së “Avdylajve” të Shijakut, Astrit Avdyli i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, doli sot para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për të kërkuar lirinë, teksa ndodhet në arrest me burg.

Gjatë fjalës së mbajtur në seancë, ai ka kërkuar lirinë, kur ka bërë një thirrje të fortë “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, se aty i qaj hallet”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Dako ka sulmuar ashpër edhe deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin, të cilin e quan si një person tejet qesharak.

“Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boçi! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!”, shkruan Dako.

Ndërtsa shton më tej se,“Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!”, përfundon Dako./b.l/noa.al/