Transmetuar më 13-11-2018, 16:14

Në datën 7 nëntor rreth 400 punonjës policie në ambientet e Akademisë se Policisë konkurruan për gradën Komisar ku iu nënshtruan një testi quiz me alternativa.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidat kishin marrë më shumë se 70 pikë dhe u shpallën fitues.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu e shpalli ketë konkurrim te pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marre nga aplikantët para nisjes se konkurrimit.

Për këtë arsye konkurrimi u shpall i pavlefshëm dhe do te përsëritet edhe një herë më datë 15 nëntor./b.l/noa.al/