Transmetuar më 13-11-2018, 15:05

Një tërmet ka shkundur qytetin e Shkodrës mesditën e sotme duke shkaktuar panik tek banorët.

Tërmeti ka rënë rreth orës 14:50 në Shkodër si dh është ndjerë në Pukë dhe në Lezhë, por edhe në qytete të tjera përreth.

Tërmeti është ndjerë dhe në Maqedoni.

Tërmeti ka rënë vetëm para pak minutash në Shkodër, ndërkohë që një natë më parë një tjetër ka qenë në Malësinë e Madhe.

Fillimisht nuk raportohet për dëme, ndërsa epiqendra ka qenë në Ulqin, Mal i Zi, 5.1 ballë./b.l/noa.al/