Transmetuar më 13-11-2018, 14:40

Thuhet se kush gjen një mik, gjen një thesar. Për italianen Marianna Chessa, 70 vjeçe nga Nuoro, por që prej vitesh jetonte në qytezën e Castello të Perugia, ndodhi pikërisht kështu, që kur adoptoi Fofo, qenin e saj.

Ishin të pandarë, ai ishte gjithmonë pranë të zonjës, e ndiqte si hije dhe kur Marianna u nda nga jeta, Fofo gjeti vdekjen pak orë më vonë.

Gruaja ishte gjithë jetë pavarësisht moshës së saj dhe vdekja e 70-vjeçares i gjeti të gjithë të papërgatitur. Gjatë funeralit kisha ishte e mbushur plotë dhe prifti mbajti fjalim edhe për Fofo, qenin i cili u nda nga jeta në të njëjtën ditë me të zonjën.

“Ka të ngjarë që atë mëngjes qeni të ketë kuptuar çfarë kishte ndodhur dhe ngordhi nga dhimbja”, tha prifti, shkruan noa.al.

Ndërkohë djali i gruas Andra, në fjalimin e funeralit tha se, “Mami, në moshën 70-vjeçare mori një rrugëtim drejt pafundësisë.

Bashkë me të ndodhet edhe Fofo, qeni i saj. Me siguri që duke mos dëgjuar zërin e saj, edhe ai u nda nga jeta në të njëjtën ditë dhe tani janë bashkë. Udhëtim të mbarë Marianna, udhëtim të mbarë Fofo”. /a.y/noa.al