Transmetuar më 13-11-2018, 14:01

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i shpallur në kërkim nga policia vendase, deklaron se ka kapërcyer kufirin.

Ai bën me dije se ndodhet në Hungari, ku dhe ka kërkuar azil politik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Gruevski shkruan se gjatë ditëve të fundit, ka marrë shumë kërcënime me jetë.

“Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritete Hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”, shkruan ish-kryeministri.

Sakaq policia e Maqedonisë është vënë në kërkim të Gruevskit, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Ish-kreu i qeverisë së Maqedonisë me vendim gjykate duhet të ishte në burg.

Kjo pasi akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare, me vlerë prej 600 mijë euro. /a.y/noa.al

EKSKLUZIVE/ Policia nis kërkimet për ish-kryeministrin Gruevski, refuzoi të shkojë në burg