Transmetuar më 13-11-2018, 13:50

Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e daljes së një makine nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.
Në vendin e quajtur pranë varrezave të qytetit Refik Manellari, 29 vjeç, banues në Itali duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin.
Për pasojë ai ka dalë nga rruga duke u përplasur, çka ka bërë që të pësojë dëmtime të shumta.
Manellari është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al