Transmetuar më 13-11-2018, 12:17

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, komenton propozimin e Presidentit Ilir Meta, që Vitore Tusha të jetë kryetarja e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai thotë se dekreti do të shqyrtohet të enjten dhe më pas do të vlerësohet, teksa ka vlerësuar personalitetin e saj.

Balla deklaroi se, “Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur".

Megjithatë Balla tha se është sukses në kalimin e vettingut dhe për pasojë meriton gjithë respektin, duke kujtuar se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai shtoi se ndërkohë do të ndiqen proceduar bazuar në Kushtetutë, për funksionimin e KLSH.

Po ashtu Balla tha se nuk do të ketë as vonesa dhe as nxitim lidhur me propozimin e Presidentit. /a.y/noa.al