Transmetuar më 13-11-2018, 09:53

Ata u njohën, u lidhën, madje dhe u martuan brenda reality show “Big Brother 9”. Por si po ecën lidhja dhe martesa mes Danjelit dhe Fotinisë?

Ka qenë kjo e fundit e cila në rrjetet sociale, iu është përgjigjur fansave lidhur me pyetjet e tyre.

Me anë të një video live, Fotini ka zbuluar se ajo është vetëm në Shqipëri, pasi Danjeli ka ikur jashtë vendit.

Kësisoj ajo ka sqaruar se kjo është arsyeja e vetme se pse nuk janë parë bashkë së fundmi.

Megjithatë ajo nuk ka zbuluar as shtetin dhe as arsyen e largimit të tij nga Shqipëria.

Fotinia ka thënë se kjo ndarje është e përkohshme, pa dhënë detaje nëse ajo do shkojë te Danjeli apo do të kthehet ai në Shqipëri.

Sa i takon unazës së martesës, Fotinia ka thënë se e ka hequr sepse i janë fryrë gishtat, për shkak të shtimit të ndjeshëm në peshë. /a.y/noa.al