Transmetuar më 13-11-2018, 08:58

Në vijim të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, në Fier është kapur një person me drogë, armë dhe municione luftarake.

Skuadra “Shigjetat” në policinë e Fierit, goditën gjatë kësaj të hëne një rast të armëmbajtjes pa leje.

Kështu u vu në pranga Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe dy fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Mësohet se i riu është martuar me një shtetase rumune dhe ka marrë mbiemrin e saj.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al