Transmetuar më 13-11-2018, 08:37

Dobitë e uthullës së mollës janë të njohura prej kohësh, për shkak të dobive që ka për organizmin tonë.

Mirëpo kjo uthull nuk shërben vetëm për konsum, por edhe për trajtime estetike.

Kështu së paku një herë në javë bëni mirë të shpëlani fytyrën me uthull molle të përzierë me ujë të ftohtë.

Kjo pasi në këtë mënyrë ju mund të eliminoni bakteret nga lëkura, si dhe të luftoni puçrrat dhe nëse doni efekt më të shpejtë, përdoreni një trajtim të tillë çdo ditë.

Uthulla e mollës largon edhe toksinat nga lëkura, duke e bërë më të pastër dhe shëndetshme atë.

Në sajë të përmbajtjes së beta-karotenit, i cili lufton radikalet e lira, uthulla e mollës bën që lëkura të duket më e freskët dhe e shëndetshme.

Po ashtu shpëlarja e fytyrës me uthull molle, mundëson zhdukjen e njollave të errëta në fytyrë, pa shpenzim, dhe me rezultat të garantuar. /a.y/noa.al